Lojtari i mrekullueshëm i Spanjës dhe FC Barcelonës, Lamine Yamal, ka hyrë në histori si futbollisti më i shtrenjtë në botë në moshën 17-vjeçare. Vlera e tij në treg ka arritur në plot 200 milionë euro, duke lënë pas çdo rekord të mëparshëm për lojtarë të moshës së re.
Yamal, i cili po shkëlqen në arenën ndërkombëtare dhe është një nga shpresat më të mëdha të kombëtares spanjolle për Euro 2024, po tregon pjekuri dhe talent të jashtëzakonshëm për moshën që ka.
Ekspertët e futbollit dhe agjentët ndërkombëtarë parashikojnë që ai mund të bëhet ylli më i madh i dekadës së ardhshme në botën e futbollit.
🔴 A do ta arrijë Yamal të ruajë këtë ritëm të jashtëzakonshëm? Koha do ta tregojë!
