Ana dhe Kevini, dy nga personazhet më të komentuar të edicionit të të Big Brother VIP , po vazhdojnë të tërheqin vëmendjen e publikut edhe jashtë shtëpisë. Pas përfundimit të spektaklit, marrëdhënia e tyre ka qenë shpesh në qendër të mediave rozë, me ulje-ngritje, momente dashurie dhe dyshime për ndarje.

Së fundmi, Ana ka habitur të gjithë ndjekësit e saj duke bërë një tatuazh me emrin e Kevinit – dhe jo në çfarëdo vendi, por në dorë, aty ku bie në sy menjëherë. Ky gjest është interpretuar nga shumë fansa si shenjë e dashurisë dhe përkushtimit të saj të sinqertë ndaj Kevinit, pavarësisht zhurmës që i ka shoqëruar që nga dalja nga shtëpia.
Në një postim në rrjete sociale, Ana e ka ndarë tatuazhin e ri me ndjekësit, duke shkruar:
“Disa gjëra i mbajmë përjetë me vete, jo vetëm në zemër.”
Reagimet kanë qenë të shumta. Një pjesë e fansave e kanë përgëzuar për guximin dhe dashurinë që shfaq, ndërsa të tjerë kanë vënë në pikëpyetje nëse ky veprim është tepër impulsiv.
Kujtojmë se lidhja e Anës dhe Kevinit nisi gjatë qëndrimit të tyre në Big Brother VIP , ku kimia mes tyre u pa që në ditët e para. Ata përjetuan momente të forta dashurie, por edhe debate të shumta që i bënë një nga çiftet më të përfolur të sezonit.
Tani, me këtë tatuazh në dorë, Ana duket se ka dashur t’i japë një mesazh të qartë publikut dhe vetë Kevinit – se ndjenjat e saj janë të vërteta dhe se kjo lidhje, pavarësisht gjithçkaje, ka lënë një gjurmë që nuk fshihet lehtë.
