Saturday, April 18, 2026
HomeLajmeLinja e autobusëve 3A paralajmëron ndalimin e punës pas 7 muajsh pa...

Linja e autobusëve 3A paralajmëron ndalimin e punës pas 7 muajsh pa pagesa.Akuzon Komunen e Prishtinës se jan detyruar te hyn në borgje të mëdha .

Prishtinë — Kompania “Qendra Shpk”, e cila operon Linjën 3A (Kodra e Trimave – Muharrem Fejza – Matiçan – Zllatar), ka ngritur alarmin për një situatë të rëndë financiare që po përshkallëzohet prej muajsh si pasojë e mos-pagesave nga Komuna e Prishtinës.

Sipas njoftimit zyrtar, kompania nuk ka marrë asnjë kompensim për shërbimet e transportit urban prej të paktën 7 muajsh, për shkak të bllokimit të buxhetit të Komunës, duke e futur operatorin në një krizë të paparë që nga viti 2006.

Qendra Shpk raporton se aktualisht ka qindra mijëra euro borxhe, të cilat përfshijnë:

  • blerjen e naftës,
  • pagat e punonjësve,
  • shpenzimet për mirëmbajtjen teknike të autobusëve.

Kompania paralajmëron se nëse situata nuk zgjidhet urgjentisht, ndalimi i punës do të jetë i pashmangshëm, duke rrezikuar funksionimin e njërit prej shërbimeve më të rëndësishme për qytetarët e Prishtinës.

Në thirrjen e saj, Qendra Shpk kërkon reagim të menjëhershëm nga Qeveria e Kosovës dhe të gjithë aktorët institucionalë për të zhbllokuar buxhetin dhe për të siguruar vazhdimësinë e transportit publik në kryeqytet.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments