Eduart Kuci, i njohur për publikun me nofkën CobraKuci, ka trazuar rrjetet sociale me një reagim të fortë në Instagram, ku nuk ka kursyer ironinë dhe akuzat. Ai e ka quajtur Doclen “mendjelehtë”, ndërsa ka paralajmëruar se shumë shpejt do të zbulojë të vërteta që, sipas tij, do të tronditin perceptimin e publikut për atë që deri më tani është quajtur një lidhje dhe për deklaratat se “Edi ka rënë në dashuri”.
Reagimi i tij vjen menjëherë pas përhapjes së skenave të nxehta mes Dolçes dhe Limit, të cilat kanë ndezur diskutime të shumta në rrjet dhe kanë vënë në pikëpyetje marrëdhëniet mes personazheve të përfshirë.
Ndërkohë, ndjekësit presin me kureshtje “bombën” e paralajmëruar nga CobraKuci, e cila pritet të hedhë dritë mbi prapaskena ende të pazbuluara të kësaj historie që po mban pezull publikun. 👀🔥

i
