Momente të vështira për Mirlind Dakun, sulmuesin e Kombëtares së Kosovës. Ai ka ndarë mbrëmjen e sotme lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të xhaxhait të tij.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Daku ka treguar se humbi një person të shtrenjtë, që nuk ishte thjesht një i afërm, por edhe njeriu që i dha emrin dhe një pjesë të identitetit që ai mban me krenari sot.
“Do të jetosh përherë në zemrën time,” shkruan Daku, duke theksuar se lidhja e tyre ishte më e thellë se ajo e zakonshmja. Ky postim ka prekur shumë ndjekës, të cilët i kanë shprehur ngushëllimet dhe mbështetjen e tyre sulmuesit.
