Friday, April 17, 2026
HomeShowbiziMenaxhmenti i Labinot Rexhës reagon ashpër:20 drona janë gati per Labin produksioni...

Menaxhmenti i Labinot Rexhës reagon ashpër:20 drona janë gati per Labin produksioni i qon drona Limit e Ludos Padrejtësi ndaj Labit .

Menaxhmenti i këngëtarit dhe banorit të reality show-t, Labinot Rexha, ka reaguar publikisht duke akuzuar produksionin për trajtim të pabarabartë dhe padrejtësi të vazhdueshme ndaj tij.

Sipas reagimit, banorë të tjerë kanë përfituar më shumë përkrahje nga produksioni, pavarësisht kohëzgjatjes së qëndrimit të tyre në shtëpi. Siç thuhet në postim, disa banorë kanë marrë nga tre dronë mbështetje, ndërsa Labinot Rexha, edhe pse ka qenë pjesë e lojës për dy muaj, ka marrë vetëm një të tillë, ndonëse – sipas menaxhmentit – rreth 20 dronë janë të gatshëm për të.

Menaxhmenti gjithashtu thekson se gjatë nominimeve, produksioni nuk ka përmendur emrat e banorëve më të votuar, ku sipas tyre, Labinot Rexha ka qenë ndër më të preferuarit nga publiku. Ky veprim, sipas reagimit, është bërë qëllimisht për të mos e paraqitur Labin si të fortë në lojë.

Reagimi kritikon edhe përdorimin e deklaratave të banorëve të tjerë për ta nxjerrë Labin në dritë negative, duke përmendur rastin e përjashtimit të tij nga një festë, pavarësisht se ai kishte shprehur gatishmëri për të marrë pjesë vetëm për respekt.

“Jemi lodhur që për Labin shfaqen vetëm momentet e këqija, ndërsa ato pozitive injorohen”, thuhet në reagim, duke përmendur kontributin e tij në shtëpi, energjinë që ka sjellë, debatet, emocionet, gatimin dhe angazhimin e përditshëm.

Menaxhmenti ngre dyshime se arsyeja e vërtetë e këtij trajtimi mund të jetë frika nga një fitore e mundshme e Labinot Rexhës, duke akuzuar produksionin për favorizim të banorëve të tjerë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments