Wednesday, July 29, 2026
HomeInformata , Siguri dhe VetdijesimKy është 24-vjeçari që dyshohet se u zhduk në Liqenin e Batllavës

Ky është 24-vjeçari që dyshohet se u zhduk në Liqenin e Batllavës

Është mësuar identiteti i personit që dyshohet se është zhdukur gjatë ditës së sotme në ujërat e Liqenit të Batllavës.

Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për Lirim Ruhanin, 24 vjeç, nga fshati Prapashticë i Komunës së Prishtinës.

Raportohet se i riu dyshohet të ketë rënë në ujë gjatë një shëtitjeje me varkë, ndërsa rrethanat e sakta të ngjarjes ende nuk janë bërë të ditura.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës, ekipet e kërkim-shpëtimit dhe autoritetet përkatëse, të cilat kanë nisur një operacion intensiv për lokalizimin e 24-vjeçarit.

Kërkimet janë duke vazhduar edhe më tej, ndërsa autoritetet pritet të japin informacione shtesë sapo të ketë zhvillime të reja lidhur me rastin.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments