Tuesday, July 28, 2026
HomeAktualitet & Siguri RrugoreKy është 51-vjeçari nga Gjakova që humbi jetën në aksidentin tragjik në...

Ky është 51-vjeçari nga Gjakova që humbi jetën në aksidentin tragjik në Gjermani

Është bërë i ditur identiteti i 51-vjeçarit nga Gjakova që humbi jetën në një aksident të rëndë me motor në qytetin Nuremberg të Gjermanisë.

Viktima është Franc Ndue, i cili, sipas njoftimit të familjarëve, ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra në aksidentin tragjik që ndodhi një ditë më parë.

Lajmi për vdekjen e tij ka pikëlluar familjen, miqtë dhe komunitetin shqiptar në Gjermani dhe Kosovë. Përmes postimeve në rrjetet sociale, familjarët kanë shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e tij, duke e përshkruar Franc Ndue si një njeri me vlera të larta njerëzore, mik të respektuar dhe familjar të përkushtuar.

Në njoftimin mortor, ai kujtohet si “një shok i çmuar dhe një shqiptar i vërtetë”, që la pas kujtime të paharrueshme te të gjithë ata që e njohën.

Ndërkohë, autoritetet gjermane kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit, ndërsa pritet që në ditët në vijim të publikohen më shumë detaje lidhur me ngjarjen tragjike.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë të afërmve të të ndjerit. U prehtë në paqe.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments