Wednesday, July 29, 2026
HomeKronike e zezeKy është 28-vjeçari që u gjet i vrarë në Britani – Policia...

Ky është 28-vjeçari që u gjet i vrarë në Britani – Policia publikon identitetin

Ky është 28-vjeçari që u gjet i vrarë në Britani – Policia publikon identitetin

Autoritetet britanike kanë bërë të ditur identitetin e personit që humbi jetën pasi u gjet i pajetë në Compton Road, në qytetin e Leicesterit.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, viktima është Ervin Lita, 28 vjeç, i njohur gjithashtu edhe me emrin Ervin Axhami.

28-vjeçari u gjet pa shenja jete në vendngjarje, ndërsa rrethanat e plota të vdekjes së tij janë ende objekt i hetimeve nga autoritetet britanike.

Policia ka nisur një hetim të gjerë për zbardhjen e rastit dhe është duke mbledhur prova, si dhe dëshmi që mund të ndihmojnë në identifikimin e autorëve dhe sqarimin e plotë të ngjarjes.

Deri më tani nuk janë bërë publike detaje të tjera lidhur me motivin e dyshuar të krimit, ndërsa hetimet vazhdojnë.

Autoritetet britanike kanë ftuar çdo person që posedon informacione lidhur me rastin të bashkëpunojë me policinë, në mënyrë që ngjarja të zbardhet sa më shpejt.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments