Thursday, September 17, 2026
HomeInformata , Siguri dhe VetdijesimPërleshje mes taksistëve në Aeroportin “Adem Jashari” – Njëri godet tjetrin me...

Përleshje mes taksistëve në Aeroportin “Adem Jashari” – Njëri godet tjetrin me shufër metalike, ndalohet për 48 orë

Përleshje mes taksistëve në Aeroportin “Adem Jashari” – Njëri godet tjetrin me shufër metalike, ndalohet për 48 orë

Një incident i rëndë është regjistruar në parkingun e Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, ku një mosmarrëveshje mes dy taksistëve ka përfunduar me dhunë fizike.

Sipas informacioneve të para, konflikti kishte nisur si debat verbal lidhur me çmimin e transportit, por më pas situata ka eskaluar.

Burimet bëjnë të ditur se i dyshuari është Hysen Jashanica, rreth 51 vjeç, ndërsa viktimë ka mbetur A.L., rreth 64 vjeç.

Debati përfundoi me goditje me shufër metalike

Sipas deklarimit të viktimës, gjatë konfliktit ai është goditur me një shufër metalike, duke pësuar lëndime trupore.

Menjëherë pas raportimit të rastit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Policisë së Kosovës, të cilat kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.

I dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor në Lipjan, ku është intervistuar lidhur me ngjarjen.

I dyshuari ndalohet për 48 orë

Me urdhër të Prokurores së Shtetit, është iniciuar procedurë për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit janë duke vazhduar.

Shënim: Personi i përmendur në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments