A e dini kur është hyrë për herë të parë Euro në përdorim?
Valuta që sot përdoret nga miliona qytetarë në Evropë dhe më gjerë, Euroja (€), ka një histori interesante që lidhet me integrimin ekonomik të kontinentit.
Euro është futur për herë të parë më 1 janar 1999, por në atë kohë ka qenë vetëm monedhë virtuale, e përdorur për transaksione elektronike dhe financiare. Nuk kishte kartëmonedha apo monedha fizike në duart e njerëzve.
Ndryshimi i madh ndodhi më 1 janar 2002, kur monedhat dhe kartëmonedhat e para në euro hynë në qarkullim në 12 vendet e para të Bashkimit Evropian që e adoptuan. Kjo shënoi fundin e valutave kombëtare si franga franceze, marka gjermane, lira italiane etj.
Euro u krijua për të forcuar tregun e përbashkët, për të lehtësuar tregtinë dhe udhëtimin, dhe për të ofruar stabilitet ekonomik.
Sot, Euro është valuta zyrtare e 20 vendeve të BE-së dhe përdoret nga mbi 340 milionë njerëz çdo ditë
