Tuesday, September 15, 2026
HomePolitikAleancës gjithmonë i kanë kushtuar koalicionet”, kështu ka deklaruar nënkryetari i AAK-së...

Aleancës gjithmonë i kanë kushtuar koalicionet”, kështu ka deklaruar nënkryetari i AAK-së Besnik Tahiri në Rubikon të Klan Kosovës.

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka folur pa dorashka për humbjet e partisë së tij në zgjedhjet e fundit dhe ka pranuar se koalicioni me Nismën Socialdemokrate e ka dëmtuar seriozisht AAK-në.

Duke reflektuar mbi rënien e mbështetjes për partinë që e ka përfaqësuar për më shumë se 20 vite, Tahiri tha se vendimi për të hyrë në zgjedhje me një numër të madh aleatësh ishte i gabuar dhe i paqëndrueshëm. “Në këto zgjedhje ne u bëmë kallabllak. Shkojshim në fushtë, mesazhi ishte i shpërndarë. Aleanca në një anë, Nisma në një anë, intelektualët, konservativët, gjenerali Lushtaku… Votuesi nuk dojke me na pa kështu,” deklaroi ai.

Sipas tij, qytetarët që tradicionalisht votojnë AAK-në duan një parti të qartë në identitetin e saj, jo një bashkim artificial të figurave me vizione të ndryshme. “Nuk mundesh popullit me ia shitë një produkt që nuk është produkti jot,” shtoi Tahiri.

Ai kujtoi edhe eksperienca të mëhershme, si koalicioni me Listën Ibrahim Rugova, që gjithashtu rezultoi me humbje për Aleancën. “Sa herë kemi bërë koalicion, ne kemi humbë,” tha ai, duke theksuar se nuk është problemi tek individët si Fatmir Limaj, por tek vetë logjika e aleancave që dëmton profilin e partisë.

Tahiri ishte i prerë në qëndrimin e tij kundër çdo koalicioni të ardhshëm parazgjedhor. “Ishalla nuk bëhen koalicione më natën, se mbështetjen time nuk e kanë në asnjë koalicion. Kushdo që i mendon koalicionet e ka gabim,” tha ai, duke shtuar se AAK-ja “në pikë të natës i ka 8 përqind”, kur garon e vetme.

Ai nënvizoi se votuesit nuk janë larguar përfundimisht nga partia, por kanë abstenuar nga zhgënjimi. Tahiri kërkoi reflektim të thellë brenda partisë për të rikthyer besimin e humbur dhe për të ndërtuar një strategji të qartë për zgjedhjet e ardhshme: “Partia ka shumë njerëz të zot, duhet me pas një reflektim serioz qysh dojmë me shku në zgjedhje.”

Deklaratat e Besnik Tahirit janë një sinjal i fortë i pakënaqësisë së brendshme në AAK dhe pasqyrojnë vetëdijen për humbjet që kanë ardhur si pasojë e aleancave të gabuara. Rasti i koalicionit me Nismën dëshmon se votuesi kosovar kërkon autenticitet dhe jo kombinime oportuniste politike. Këmbëngulja e Tahirit se Aleanca ka 8% mbështetje kur garon e vetme, lë të kuptohet se ai i qëndron një linje të qartë politike, larg pazareve zgjedhore. Nëse partia nuk e merr këtë sinjal seriozisht, rrezikon të thellojë distancën me elektoratin.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments