Friday, June 19, 2026
HomeEkonomiPamje Mahnitëse nga Tuneli tek Kurrizi – Përparim Rama publikon videon nga...

Pamje Mahnitëse nga Tuneli tek Kurrizi – Përparim Rama publikon videon nga përfundimi i punimeve

Tuneli tek Kurrizi, një nga projektet më të diskutuara infrastrukturore në Prishtinë, po i afrohet përfundimit. Kryetari i Komunës, Përparim Rama, ka ndarë sot në rrjetet sociale një video me pamje mbresëlënëse nga brendia e tunelit, ku shihen qartë përmasat dhe përfundimi pothuajse i plotë i punimeve.

“Një hap i madh drejt përmirësimit të infrastrukturës urbane dhe qarkullimit në lagjen Dardania – Kurrizi,” ka shkruar Rama krahas videos, duke theksuar se projekti është në fazën përfundimtare dhe shumë shpejt do të hapet për qytetarët.

Pamjet tregojnë një tunel të ndriçuar, të gjerë dhe modern, që ofron një pamje të re për qytetin. Ky investim është parë si i domosdoshëm për të lehtësuar qarkullimin në një prej zonave më të frekuentuara të kryeqytetit.

Qytetarët kanë reaguar pozitivisht në rrjetet sociale, duke shprehur entuziazmin për këtë zhvillim të shumëpritur, ndërkohë që pritet të njoftohet data zyrtare e përurimit

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments