Monday, April 20, 2026
HomeShendetesi & ShoqeriE pazakontë në Pejë: Mjeku nxjerr protezën e dhëmbëve nga lukthi i...

E pazakontë në Pejë: Mjeku nxjerr protezën e dhëmbëve nga lukthi i një pacienti

Një ndërhyrje mjekësore e pazakontë është kryer së fundmi në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, ku një pacient kishte përbirë aksidentalisht protezën e dhëmbëve.

Mjeku internist Milazim Veselaj ka ndërhyrë me sukses për të nxjerrë protezën nga lukthi i pacientit, duke shmangur komplikime të mundshme që një rast i tillë mund të shkaktonte.

Sipas raportimeve të IndeksOnline, ndërhyrja ka përfunduar pa asnjë problem dhe pacienti tashmë është jashtë rrezikut.

Ky rast i pazakontë tregon rëndësinë e reagimit të shpejtë dhe profesionalizmit të stafit mjekësor në situata të papritura.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments