Friday, June 19, 2026
HomePolitikLihet i lirë i dënuari politik më i vjetër në Francë pas...

Lihet i lirë i dënuari politik më i vjetër në Francë pas më shumë se 40 vitesh në burg

Pas më shumë se katër dekadash pas hekurave, i dënuari politik më i vjetër në Francë, Georges Abdallah, do të shijojë lirinë. Gjykata e Apelit në Paris ka urdhëruar këtë javë lirimin me kusht të Abdallah, një shtetas libanez, i dënuar në vitin 1987 për bashkëfajësi në vrasjen e diplomatëve amerikanë dhe izraelitë — një rast që tronditi opinionin publik ndërkombëtar në atë kohë.

Georges Abdallah, i cili ka kaluar më shumë se gjysmën e jetës në burgjet franceze, konsiderohet si një nga figurat më kontraverse të lëvizjeve të majta ekstremiste në Europë gjatë viteve ’80. Përkrahësit e tij e kanë cilësuar gjithmonë si një të burgosur politik, ndërsa autoritetet franceze e kanë trajtuar si një kriminel të rrezikshëm dhe simbol të dhunës së asaj periudhe.

Vendimi i fundit parashikon që lirimi të ndodhë më 25 korrik, por vetëm nën një kusht të qartë: Georges Abdallah duhet të largohet nga territori francez menjëherë pas lirimit dhe nuk do t’i lejohet kthimi në Francë.

Sipas një burimi gjyqësor, vendimi u mor në përfundim të një seance jo publike të mbajtur në Pallatin e Drejtësisë në Paris. Deri më sot, kërkesat për lirim me kusht të Abdallah ishin refuzuar disa herë, por presioni ndërkombëtar dhe koha e gjatë e vuajtjes së dënimit duket se kanë ndikuar në vendimin përfundimtar.

Ky zhvillim ka ngjallur reagime të shumta në Francë dhe Liban, ku shumë e konsiderojnë Georges Abdallah një simbol të rezistencës politike.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments