Friday, June 19, 2026
HomeInformata , Siguri dhe VetdijesimPijet energjike – rrezik serioz për zemrën dhe trurin, paralajmërojnë ekspertët

Pijet energjike – rrezik serioz për zemrën dhe trurin, paralajmërojnë ekspertët

Ekspertët e shëndetit po paralajmërojnë mbi rreziqet serioze që lidhen me konsumimin e pijeve energjike, sidomos për ata që i përdorin shpesh ose në sasi të mëdha.

Sipas studimeve të fundit, pijet energjike, për shkak të nivelit të lartë të kafeinës, sheqerit dhe përbërësve stimuluese, mund të shkaktojnë rritje të menjëhershme të tensionit të gjakut, çrregullime të ritmit të zemrës, si dhe të rrisin rrezikun për atak në zemër dhe goditje në tru.

Mjekët theksojnë se efektet negative mund të jenë edhe më të rënda për personat me probleme kardiovaskulare, presion të lartë të gjakut, apo çrregullime të sistemit nervor.

“Këto pije nuk janë të padëmshme siç mendojnë shumë njerëz. Konsumi i tepërt mund të ketë pasoja të menjëhershme dhe afatgjata në shëndet,” thuhet në paralajmërimin e publikuar nga ekspertët.

Rekomandohet që të kufizohet ndjeshëm përdorimi i tyre, veçanërisht tek të rinjtë dhe adoleshentët, të cilët shpesh i konsumojnë për qëllime energjizimi gjatë aktiviteteve sportive ose netëve të gjata pa gjumë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments