Telefoni, një nga mjetet më të përdorura në jetën e përditshme, mund të bëhet “armiku i padukshëm” i një marrëdhënieje dashurie.
Shumë çifte përballen me konflikte për shkak të kohës së tepërt që partneri kalon në celular, por ekspertët theksojnë se problemi nuk ka të bëjë vetëm me xhelozinë.
Studimet tregojnë se “phubbing” – fenomeni kur injoron partnerin duke u marrë me telefon – krijon një ndjenjë të thellë mosvlerësimi dhe distancimi emocional. Kjo ndodh sepse partneri ndjehet i lënë pas dore, jo i dëgjuar dhe jo i rëndësishëm, gjë që me kohë çon në uljen e intimitetit dhe besimit në lidhje.
Psikologët këshillojnë që çiftet të vendosin kohë pa telefona, sidomos gjatë darkës, shëtitjeve apo momenteve intime, në mënyrë që të forcojnë komunikimin dhe lidhjen emocionale.
“Telefoni nuk është problem vetëm për shkak të xhelozisë, por sepse na bën të mos jemi të pranishëm tek personi më i rëndësishëm në jetën tonë,” thekson psikologia e marrëdhënieve, Dr. Elira K.
