Saturday, June 20, 2026
HomeInformata , Siguri dhe VetdijesimIdentifikohen dhe sekuestrohen armë në dy operacione të ndara në Malishevë dhe...

Identifikohen dhe sekuestrohen armë në dy operacione të ndara në Malishevë dhe Rahovec

Gjakovë, 11 gusht 2025 – Policia e Kosovës ka ndërmarrë dy aksione të ndara në Malishevë dhe Rahovec, duke sekuestruar armë zjarri dhe municion, si dhe duke arrestuar persona të dyshuar për veprimtari të kundërligjshme.

Në operacionin e parë, të zhvilluar më 7 gusht në fshatin Lladroviq të Malishevës, Njësia Hetimore e Stacionit Policor Malishevë ka vepruar pas një informate për të shtëna me armë zjarri. Hetimet çuan në identifikimin e dy të dyshuarve dhe sekuestrimin e një pushke gjysmë automatike, 7 fishekëve, 8 gëzhojave dhe dy granatave dore. Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarve është iniciuar procedurë për “Mbajtje të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm”. Ata janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti i dytë ndodhi më 11 gusht në Rahovec, ku pas raportimeve për të shtëna në rrugën “Selajdin Mullabazi”, policia arrestoi një të dyshuar dhe sekuestruar një pistoletë, një karikator, 2 fishekë dhe 6 gëzhoja të kalibrit 7.62 mm. I dyshuari përballet me akuza për “Mbajtje të paautorizuar të armëve” dhe “Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm” dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka theksuar se do të vazhdojë patrullimet dhe veprimet parandaluese për të rritur sigurinë dhe për të luftuar përdorimin e armëve në mënyrë të paligjshme.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments