Monday, April 20, 2026
HomeLajmeLVV ia shuan shpresat Nismës për postin e kryeparlamentarit

LVV ia shuan shpresat Nismës për postin e kryeparlamentarit

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Arbëreshë Kryeziu, ka vazhduar me akuza ndaj partive opozitare, duke i fajësuar për bllokimin e konstituimit të Kuvendit.

Duke folur për mundësitë e koalicioneve, Kryeziu ka konfirmuar se së fundmi kryeministri Albin Kurti është takuar me përfaqësues të Nismës Socialdemokrate për të diskutuar rreth arritjes së një marrëveshjeje.

Megjithatë, sipas saj, Nisma nuk mund të kërkojë postin e kryeparlamentarit duke pasur vetëm tre deputetë në Kuvend.

“Ne duhet të arrijmë në një standard ku partitë politike kërkojnë poste në bazë të fuqisë politike që e kanë. Mendoj se është gabim që një subjekt politik me vetëm tre deputetë të kërkojë postin e kryeparlamentarit, ndërkohë që brenda LVV-së kemi deputetë nga GUXO dhe Alternativa – dyfish i numrit të deputetëve të Nismës – të cilët nuk kanë kërkuar asnjëherë të marrin këtë post,” deklaroi Kryeziu.

Këto deklarata vijnë në një kohë kur bisedimet për formimin e institucioneve të reja kanë hyrë në një fazë të ndjeshme dhe çdo pozicion i lartë në Kuvend është pjesë e pazareve politike mes subjekteve parlamentare.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments