Sunday, April 19, 2026
HomeShowbiziPo ta rrit mbesën një z*zak…” – Reagimi i ashpër i Getinjos...

Po ta rrit mbesën një z*zak…” – Reagimi i ashpër i Getinjos për raportin mes Hanës dhe Karim Adeyemit

Raporti mes Hanës, vajzës së Loredanës, dhe bashkëshortit të saj, futbollistit Karim Adeyemi, është kthyer në një nga temat më të diskutueshme në rrjetet sociale. Dyshja shfaqen shpesh bashkë në publik dhe në postimet në rrjetet sociale, ku futbollisti nuk ka nguruar t’i kushtojë edhe gola asaj, duke treguar një afërsi të veçantë.

Për këtë marrëdhënie ka folur ashpër xhaxhai i Hanës, reperi i njohur Getinjo, i cili në një video në TikTok ka dhënë mendimin e tij pa rezervë. Ai ka komentuar se Hana gjithmonë ka “derën e hapur” për babanë e saj dhe e falënderon Adeyemin që kujdeset për mbesën e tij, megjithëse sipas tij nuk ka detyrim ta bëjë.

Getinjo tha:

“Sa të e ka babën gjallë, derën çelë e ka te babai i vet gjithmonë, e atij burrit të huj ishalla e ka shneten ai, shkon ni faleminderit që kujdeset për mbesën time se nuk e ka borxh ai me u kujdes, po mbesa jem është me nanën e vetë. Me këto komente shumë të ligë bre jeni me më shkrujt po e leni fëmijën me z*zak.”

Ky reagim i tij ka shkaktuar reagime të ndryshme në publik, ku disa e mbështesin për atë që tha, ndërsa të tjerë kritikojnë përdorimin e fjalëve të forta dhe gjuhën ofenduese.

Raporti i Hanës dhe Adeyemit vazhdon të jetë një nga temat më të komentuar në mediat rozë dhe rrjetet sociale, teksa reagimet për këtë çështje nuk ndalen.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments