Saturday, April 18, 2026
HomePolitikAbdixhiku ngul këmbë për Qeveri Uniteti: Paralajmëron agjendë 15-pikëshe për të gjitha...

Abdixhiku ngul këmbë për Qeveri Uniteti: Paralajmëron agjendë 15-pikëshe për të gjitha partitë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka ripërsëritur thirrjen për themelimin e një Qeverie të Unitetit, në kohën kur përpjekjet për konstituimin e Kuvendit kanë dështuar për herë të 27-të me radhë. Në një postim të bërë në Facebook, Abdixhiku theksoi se as tentativa e 28-të, e cila do të mbahet nesër, nuk pritet të sjellë rezultat, duke e quajtur atë vetëm një “prolog të radhës”.

Abdixhiku ftoi liderët e të gjitha partive politike – nga Vetëvendosje, PDK, AAK, Nisma – që të kthehen drejt tryezës së bisedimeve dhe të shqyrtojnë seriozisht ofertën e tij për një qeveri gjithëpërfshirëse. “Kjo krizë nuk duhet parë si pengesë, por si mundësi. Me guxim dhe përgjegjësi, mund ta tejkalojmë bashkë”, u shpreh ai.

Kreu i LDK-së njoftoi se gjatë kësaj jave do të paraqesë një Agjendë 15-pikëshe, si pjesë e platformës së tij për ndërtimin e një qeverie funksionale që përfaqëson unitetin politik në vend. Sipas tij, kjo platformë do t’u ofrohet të gjitha partive, pa përjashtim, me qëllim të bashkërendimit të prioriteteve të vendit në këtë moment delikat.

“Uniteti nuk është luks, por domosdoshmëri. Kosovës i duhet një qeveri legjitime dhe një Kuvend funksional për të vazhduar rrugëtimin shtetformues. Vetëm atëherë opozita mund të luajë rolin e saj kritik dhe demokratik”, theksoi Abdixhiku.

Ai ftoi mendjet e urta dhe zërat me peshë nga të gjitha anët të bashkohen me këtë iniciativë, duke e cilësuar momentin aktual si një provë për lidershipin dhe përgjegjësinë politike në Kosovë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments