Albin Kurti
Reagimi pas ndeshjes së Kombëtares sonë 🇦🇱⚽
Pritjet ishin të mëdha, dhe përkushtimi i lojtarëve tanë e tregoi se ato pritje nuk ishin të kota. Shqipëria zhvilloi një lojë të fortë, të vendosur dhe me shpirt gare. Me pak më shumë fat në përfundim të pjesës së parë, do të kishim festuar me tri pikë të plota. E megjithatë, barazimi nuk na dëshpëron – përkundrazi, na motivon më shumë.
Kombëtarja jonë luajti më mirë, tregoi karakter dhe unitet. Ky ishte vetëm një hap drejt qëllimit tonë final. Në fund të këtyre kualifikimeve, jemi të bindur se do ta shohim Shqipërinë aty ku e meriton – në majë. 🇦🇱
