Friday, April 17, 2026
HomeLajmePolicia e Kosovës reagon ndaj arrestimit të ish-policit në Serbi: Ka dhënë...

Policia e Kosovës reagon ndaj arrestimit të ish-policit në Serbi: Ka dhënë dorëheqje në vitin 2022

Prishtinë, 11 Qershor 2025 – Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka reaguar ndaj arrestimit të ish-pjesëtarit të Njësisë Speciale, Arbnor Spahiu, nga autoritetet serbe, duke e cilësuar veprimin si të padrejtë dhe të motivuar politikisht.

Sipas Hoxhës, Spahiu akuzohet nga Serbia për përfshirje në një “vrasje të rëndë” gjatë sulmit paramilitar në Banjskë, të udhëhequr nga Millan Radojçiq në shtator të vitit 2023. Por ai thekson se Spahiu ka dhënë dorëheqje nga Policia e Kosovës që në vitin 2022 dhe prej atëherë nuk është pjesë e asnjë strukture policore.

“Ky arrestim është pjesë e përpjekjeve të Serbisë për të frikësuar zyrtarët tanë dhe për të njollosur imazhin e Policisë së Kosovës. Spahiu nuk ka qenë pjesëmarrës në asnjë operacion që nga viti 2022 dhe aktualisht jeton në Gjermani me bashkëshorten e tij,” deklaroi Hoxha

Ai shtoi se Policia e Kosovës ka dërguar tashmë dokumentacion zyrtar autoriteteve serbe për të dëshmuar se Spahiu nuk është më pjesë e Policisë. “Jemi në kontakt të vazhdueshëm me avokatin e tij, z. Arianit Koci, dhe do të ofrojmë çdo dëshmi që ai të lirohet sa më parë nga kjo ndjekje e padrejtë.”

Në fund, Hoxha u bëri thirrje të gjithë zyrtarëve policorë – aktivë apo ish-pjesëtarë të Policisë së Kosovës – që të shmangin udhëtimet drejt Serbisë, për shkak të rrezikut në rritje për arrestime të pabazuara.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments