Friday, June 19, 2026
HomeAktualitet & Siguri RrugoreZjarr i qëllimshëm parandalohet në “Trainkos”: Reagimi i shpejtë i zjarrfikësve shmang...

Zjarr i qëllimshëm parandalohet në “Trainkos”: Reagimi i shpejtë i zjarrfikësve shmang katastrofën

Një incident serioz është parandaluar ditën e djeshme në ambientet e ndërmarrjes hekurudhore “Trainkos”, ku një zjarr i qëllimshëm ishte tentuar të ndizet në zonën e furnizimit me karburant. Falë reagimit të menjëhershëm të njësive të zjarrfikësve, u arrit të izolohet zjarri pa pasoja për njerëzit apo dëme të rënda materiale.

Zëdhënësi i “Trainkos”-it, Behxhet Haziri, konfirmoi

se rasti ka ndodhur brenda Parkut të Lokomotivave, në njërën prej pikave më të ndjeshme të kompanisë. Ai tha se personi që dyshohet për zjarrvënien është një nga punonjësit e ndërmarrjes.

“Njësitet e zjarrfikësve kanë vepruar me efikasitet të lartë, duke ndaluar përhapjen e flakëve dhe shmangur një ngjarje që mund të kishte pasoja të rënda, si për stafin, ashtu edhe për infrastrukturën jetike të hekurudhës. Dyshohet se një punëtor i kompanisë është i përfshirë në këtë tentim-zjarrvënie”, deklaroi Haziri.

Sipas tij, autoritetet policore tashmë janë duke e hetuar rastin dhe priten të merren masa të mëtejshme ligjore.

Incidenti ka ngritur shqetësime për sigurinë në objektet strategjike të infrastrukturës publike, ndërsa “Trainkos” ka paralajmëruar rishikim të masave të sigurisë së brendshme për të shmangur ngjarje të ngjashme në të ardhmen.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments