Saturday, April 18, 2026
HomeAktualitet & Siguri RrugoreTragjedi në Ferizaj: Humb jetën një fëmijë rreth 4-vjeç pasi u godit...

Tragjedi në Ferizaj: Humb jetën një fëmijë rreth 4-vjeç pasi u godit nga vetura në oborrin e shtëpisë

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunën e Ferizajt mbrëmjen e 22 qershorit 2025, ku një fëmijë rreth moshës katërvjeçare ka humbur jetën pasi u godit nga një veturë në oborrin e shtëpisë.

Sipas zëdhënësit të Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, rasti ka ndodhur në fshatin Dardani. Ngasësi i veturës, që dyshohet se shkaktoi aksidentin fatal, ka lidhje familjare me viktimën.

“Me datën 22.06.2025, rreth orës 18:45, nga stacioni policor në Viti jemi njoftuar se në ambulancën e fshatit Pozheran është dërguar një fëmijë rreth moshës 4-vjeç, i cili është konstatuar pa shenja jete nga mjeku kujdestar. Dyshohet se fëmija është goditur nga një veturë në fshatin Dardani, në oborrin e shtëpisë, ndërsa ngasësi – ka lidhje familjare me viktimën,” u shpreh Veseli për Klan Kosova.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, të cilat kanë bërë ekzaminimin e plotë të rastit.

Prokurori i shtetit është njoftuar për rastin dhe ka urdhëruar ndalimin e ngasësit të automjetit për 48 orë, ndërsa rasti është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments