Tensionet në Lindjen e Mesme kanë arritur një pikë të re kritike. Irani ka lëshuar një mesazh të ashpër video drejtuar ish-presidentit amerikan, Donald Trump, duke e akuzuar për nisjen e një konflikti që, sipas tyre, do të marrë fund vetëm nga dora iraniane.
Në një video të publikuar më 23 qershor 2025, zëdhënësi i Komandës së Përgjithshme Khatam al-Anbiya, gjenerali Ebrahim Zolfaqari, paralajmëroi se çdo ndërhyrje e mëtejme amerikane në mbështetje të Izraelit do të sjellë pasoja të tmerrshme.
“Sa herë që amerikanët kanë kryer krime, ata kanë marrë një përgjigje vendimtare dhe të fortë – dhe kështu do të jetë edhe këtë herë,” tha ai.
“Pasoja serioze dhe operacione ushtarake vendimtare e presin Amerikën.”
Por pjesa më tronditëse e mesazhit erdhi në fund, ku gjenerali iu drejtua drejtpërdrejt Donald Trumpit në gjuhën angleze:
“Trump, ti bixhozxhi – ti mund ta kesh filluar këtë luftë, por ne do të jemi ata që do ta përfundojmë.”
Ky mesazh i ashpër vjen mes rritjes së tensioneve në rajon, pas disa veprimeve ushtarake amerikane që Teherani i konsideron provokime të rënda.
A është ky paralajmërimi i fundit para përplasjes së madhe
