Tuesday, September 15, 2026
HomePolitikArrihet marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Iranit: Trump shpall fundin e...

Arrihet marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Iranit: Trump shpall fundin e luftës pas 12 orësh!

Në një zhvillim të papritur dhe historik, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar një armëpushim “të plotë dhe total” midis Izraelit dhe Iranit, pas ditësh të përgjakshme përplasjesh ushtarake në rajon. Lajmi u bë publik të hënën në mbrëmje përmes një postimi në rrjetet sociale nga vetë presidenti amerikan.

Sipas Trump, armëpushimi do të nisë brenda gjashtë orëve dhe do të zgjasë 12 orë, periudhë pas së cilës do të konsiderohet zyrtarisht fundi i luftës.

“Është rënë dakord plotësisht midis Izraelit dhe Iranit që do të ketë një ARMPUSHIM të plotë dhe total… pas 6 orësh kur të dyja palët të kenë përfunduar misionet përfundimtare,” shkroi Trump.

“Në orën 12 Irani do të ndalojë luftimet dhe në orën 24 edhe Izraeli. Pas kësaj do të shpallet përfundimisht FUNDI i LUFTËS 12-ditore,” vazhdoi ai.

Trump tha se gjatë gjithë periudhës së armëpushimit, të dyja palët janë zotuar të mbeten paqësore dhe respektuese ndaj njëra-tjetrës. Marrëveshja përfshin një fazë tranzitore 24-orëshe për zbatimin e plotë të saj.

Megjithëse disa detaje rreth mekanizmave të mbikëqyrjes dhe rolit të palëve të treta nuk janë bërë ende publike, deklarata e Trump është pritur me kujdes nga fuqitë e tjera botërore. Shpresa mbetet që kjo marrëveshje të jetë më shumë sesa thjesht një pauzë e përkohshme.

Kjo marrëveshje e papritur vjen pas presionit të madh ndërkombëtar për de-eskalim. Trump po e paraqet si një sukses diplomatik, por stabiliteti i qëndrueshëm mbetet i paqartë. Të dy vendet nuk kanë pasur marrëdhënie diplomatike dhe paqja afatgjatë do të kërkojë garanci shumëpalëshe.

Burimi: CNN

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments