Thursday, August 6, 2026
HomeLajmeSerbia po përgatitet për luftë – Vuçiq: Ushtria jonë më e fortë...

Serbia po përgatitet për luftë – Vuçiq: Ushtria jonë më e fortë se kurrë, u armatosëm në fshehtësi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka dhënë një deklaratë të fortë që ka ndezur shqetësime në rajon. Ai ka theksuar se ushtria serbe është më e përgatitur dhe më e armatosur se kurrë më parë.

“Ushtria e Serbisë sot është më e fuqishme se në çdo periudhë tjetër moderne. Ne kemi punuar në heshtje, pa zhurmë, dhe kemi arritur të armatosemi në fshehtësi me pajisje moderne ushtarake,” u shpreh Vuçiq në një konferencë për media në Beograd.

Ai shtoi se investimet në sektorin ushtarak janë rritur ndjeshëm gjatë viteve të fundit dhe se qëllimi është mbrojtja e sovranitetit të vendit.

Këto deklarata vijnë në një kohë të tensionuar në rajon, veçanërisht pas zhvillimeve në veri të Kosovës. Ekspertët paralajmërojnë se retorika e tillë rrezikon të ndezë konfliktet dhe të destabilizojë më tej situatën në Ballkanin Perëndimor

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments