Në një intervistë që po bën bujë në mbarë trojet shqiptare, aktori i njohur nga Maqedonia e Veriut, Xhevdet Jashari, ka dhënë një deklaratë që ngre peshë zemrat e çdo shqiptari. Ai është shprehur hapur kundër përdorimit të termit “kosovar”, duke theksuar me plot bindje se kjo fjalë është produkt i propagandës serbe, dhe se ne jemi vetëm një: SHQIPTARË!
“Fjala Kosovë ka origjinë nga serbët. Më dhemb zemra kur dikush thotë jam kosovar. Ne nuk jemi të ndarë. Unë jam nga Maqedonia, por jam shqiptar. Asgjë më pak e as më shumë,” – është shprehur Jashari.
Deklarata e tij ka ngjallur emocione të forta, sidomos mes të rinjve që ndihen të ndarë mes emërtimeve artificiale. Aktori, i njohur për rolet e tij me mesazhe kombëtare, u bën thirrje të gjithëve të rikthehen tek rrënjët dhe identiteti i vërtetë shqiptar, pa dallime krahinore apo emërtimesh të imponuara.
Në një kohë kur identiteti shqiptar shpesh ngatërrohet apo shpërndahet në terma lokalë, Xhevdet Jashari po risjell në qendër të vëmendjes të vërtetën historike dhe kombëtare:
Nuk ka “kosovarë”, “maqedonas-shqiptarë”, apo “të diasporës” – ka vetëm SHQIPTARË, bij të një gjaku, një gjuhe, një flamuri
