Friday, June 19, 2026
HomeLajmeTërmet në Maqedoninë e Veriut – Ja sa ishte magnituda dhe ku...

Tërmet në Maqedoninë e Veriut – Ja sa ishte magnituda dhe ku ndodhi

Një tërmet me magnitudë 2.4 ballë të shkallës Rihter është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Maqedoninë e Veriut.

Sipas Observatorit Sizmologjik në kuadër të Fakultetit të Shkencave Natyrore-Matematikore në Shkup, tërmeti ndodhi në orën 03:59 minuta, me epiqendër në zonën Peshtani-Ohër-Strugë, rreth 115 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit Shkup.

Tërmeti është ndjerë në qytetin Ohër dhe zonat përreth, me një intensitet prej III ballë sipas Shkallës Evropiane Makroseizmike, bëhet e ditur nga raporti i publikuar nga Alsat M, të cilin e transmeton edhe Insajderi.

Fatmirësisht, deri më tani nuk ka raportime për dëme materiale apo persona të lënduar.

📚 Burimi: Alsat M / Insajderi

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments