Thursday, August 6, 2026
HomeAktualitet & Siguri RrugorePërleshje familjare në Mitrovicë – Dy të lënduar dhe katër të arrestuar...

Përleshje familjare në Mitrovicë – Dy të lënduar dhe katër të arrestuar pas një konflikti

Një mosmarrëveshje brenda një familjeje në Mitrovicën e Jugut ka degjeneruar në një përleshje fizike, duke përfunduar me dy persona të lënduar dhe disa të arrestuar.

Burime të sigurta të Gazetës Sinjali bëjnë me dije se incidenti ka ndodhur më 3 korrik 2025, rreth orës 11:00, në rrugën “Adem Voca”. Viktimat, A.H. (19 vjeç) dhe A.Q. (18 vjeç), kanë raportuar në Polici se janë sulmuar nga familjarët e njërit prej tyre, pasi një konflikt verbal eskaloi në dhunë fizike.

Të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor në një institucion shëndetësor lokal, ndërsa Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të dyshuar: S.H. (48 vjeç), S.H. (23 vjeç), E.H. (39 vjeç) dhe L.H. (21 vjeç).

Sipas vendimit të Prokurorit të Shtetit, dy prej të dyshuarve, S.H. dhe S.H., janë ndaluar për 48 orë, ndërsa E.H. dhe L.H. janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”, ndërkohë që hetimet po vazhdojnë nga njësitë relevante të Policisë

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments