Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar më 6 korrik në fshatin Radevë të Graçanicës, ku një i mitur dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij dhe ka shkaktuar dëme materiale në pronën familjare.
Sipas burimeve të Sinjalit, ankuesi M.B. ka raportuar në polici se pas një mosmarrëveshjeje të momentit me djalin e tij 16-vjeçar, B.Rr., të cilin po përpiqej ta qetësonte, i njëjti e ka goditur atë me çizme në kokë, në prani të vajzës tjetër të mitur, motrës vetëm 7-vjeçare.
Pas incidentit, i dyshuari ka dalë jashtë shtëpisë dhe ka thyer me gurë të gjitha xhamat e veturës VW Passat, pronë e babait të tij, përpara se të largohej në drejtim të panjohur.
Policia e Graçanicës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka kryer procedurat e nevojshme hetimore. Në rast është përfshirë edhe njësia për hetimin e dhunës në familje, ndërsa prokurori kujdestar për të mitur ka urdhëruar që rasti të procedohet si “Dhuna në familje – Dëmtim prone” dhe të trajtohet sipas ligjit në fuqi
