A ju ka ndodhur ndonjëherë që sapo të shtriheni për të fjetur, trupi juaj të dridhet papritur sikur po bini nga një lartësi? Ky fenomen quhet “hypnic jerk” ose dridhje hipnike dhe është krejtësisht normal.
Sipas ekspertëve të gjumit, dridhja është një refleks që ndodh kur trupi fillon të kalojë nga gjendja e zgjuar në gjumë. Muskujt fillojnë të relaksohen, por truri e interpreton këtë si një rënie të papritur dhe dërgon një impuls që kontrakton muskujt për t’ju “zgjuar” sërish.
Ky reagim është më i zakonshëm kur jeni shumë të lodhur, keni stres, pini kafeinë para gjumit ose flini në një pozicion jo të rehatshëm. Dridhjet hipnike janë të padëmshme dhe nuk tregojnë asnjë problem serioz shëndetësor.
Ekspertët këshillojnë që për t’i reduktuar, të krijoni një rutinë të qetë para gjumit: shmangni pijet energjike, zvogëloni stresin dhe siguroni një ambient të rehatshëm për të fjetur. Nëse dridhjet janë shumë të shpeshta dhe ndikojnë tek gjumi, konsultohuni me një mjek
