Sunday, April 19, 2026
HomeShendetesi & ShoqeriGruaja nga Skenderaj lind djalin e saj në autoambulancë gjatë rrugës për...

Gruaja nga Skenderaj lind djalin e saj në autoambulancë gjatë rrugës për në spitalin e Mitrovicës

Një ngjarje e veçantë ka ndodhur më 13 korrik 2025 në Skenderaj, ku një grua ka sjellë në jetë fëmijën e saj në autoambulancë, teksa po dërgohej me urgjencë drejt spitalit rajonal të Mitrovicës, raporton Rajoni.org.

Sipas burimeve, gruaja 26-vjeçare me inicialet E.B., nga Klina e Epërme, është paraqitur në repartin e emergjencës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Skenderaj me dhimbje të forta lindjeje. Pas vlerësimit të menjëhershëm të gjendjes nga stafi mjekësor, është vendosur që pacientja të dërgohet urgjentisht në maternitetin e spitalit rajonal në Mitrovicë.

Mirëpo, gjatë rrugës, gruaja ka hyrë në fazën aktive të lindjes dhe falë profesionalizmit të Dr. Drin Gerguri dhe infermierit Jeton Gashi, lindja është kryer me sukses në vetë autoambulancën. Fëmija, i gjinisë mashkull, ka ardhur në jetë i shëndoshë dhe gjendja shëndetësore e nënës raportohet të jetë e mirë.

Ky rast tregon edhe një herë rëndësinë e përgatitjes dhe përkushtimit të personelit shëndetësor, i cili edhe në situata të papritura arrin të garantojë siguri për nënën dhe foshnjën.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments