I Lartësuar qoftë Ai që nga sprovat nxjerr mirësi, e nga dhimbja hap derën e shpëtimit…
Në një ngjarje të habitshme, “Eugene Finney”, një djalë nga shteti Masaçusets në Amerikë, po kalonte pushimet me familjen e tij në plazh, kur papritur u sulmua egërsisht nga një peshkaqen!
Menjëherë pas sulmit, Eugene u dërgua në spital me plagë dhe mavijosje të rënda. Por ajo që askush nuk e kishte menduar ishte se ky sulm do t’i shpëtonte jetën. Gjatë ekzaminimeve mjekësore, mjekët zbuluan një tumor kanceroz të rrezikshëm në veshkën e tij të djathtë, me madhësinë e një arre.
Në sajë të ndërhyrjes së menjëhershme, u krye një operacion i suksesshëm, ku tumori u hoq i gjithi, pa pasur nevojë për kimioterapi apo rrezatim. Në një mënyrë të pabesueshme, peshkaqeni që e lëndoi, në fakt e shpëtoi!
Ky rast mbetet një kujtesë e fortë se sprovat shpesh janë dhurata të fshehura.
وَعَسَى أَنْ تَكْرَهُوا شَيْئًا وَهُوَ خَيْرٌ لَكُمْ
“Mund të urreni diçka, e ajo të jetë e mirë për ju.” (El-Bekare, 216)
