Friday, September 18, 2026
HomeLajmeVajza nga Vushtrria denoncon publikisht babanë: “Më goditi me çekan në kokë”

Vajza nga Vushtrria denoncon publikisht babanë: “Më goditi me çekan në kokë”

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vushtrri—vajza me inicialet S.T, ka publikuar në rrjetet sociale një mesazh tronditës ku e denoncon babanë e saj për sulm fizik me çekan në kokë.

Në postimin e bërë në Facebook ajo shkruan mes lotësh:

“Në këtë gjendje më solli një kafshë—babai im, me mjet të ftohtë të quajtur çekan, më ra në kokë. Nëse lirohet babai, do jem e vdekur.”

Ajo ka kërkuar ndihmë juridike dhe financiare, duke shtuar:

“Po nuk u ndëshkua, nuk kam shpresë. Kërkoj nga autoritetet masa të rrepta. Ndihmoni të dal nga ky vend—nuk kam dijeni të luftoj por e tmerruar nga ai ish-polic.”

Suzana ka bashkuar numrin e telefonit të saj në postim dhe ka kërkuar për një strehë të sigurt për disa muaj për të mbijetuar.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments