Pas publikimit të fotove të të dyshuarve kryesor për vrasjen e rëndë në Gjilan, ku mbetën të vrarë tre persona, situata është tensionuar edhe më shumë. Njëri prej tyre është parë në foto në shoqërinë e politikanëve dhe krerëve të partive politike, që po i japin edhe një dimension tjetër kësaj ngjarjeje të rëndë.
Eman Rrahmani ka reaguar fuqishëm në rrjetin e tij social duke theksuar ndikimin e mundshëm politik në arratisjen e tre të dyshuarve, të cilët ende nuk janë kapur dhe nuk dihet vendodhja e tyre.
Në postimin e tij, Rrahmani thotë qartë:
“Kontrolloni zyret e partive, aty mund ti gjeni.”

Ky koment nënkupton një përfshirje të mundshme të strukturave politike në fshehjen dhe mbrojtjen e kriminelëve, çka ka ndezur debate të shumta në opinionin publik dhe ka shtuar kërkesat për veprime të menjëhershme nga autoritetet për kapjen e tyre.
Policia e Kosovës po vijon kërkimet intensive, por ende nuk ka dhënë informacione për vendndodhjen e të dyshuarve, ndërsa kërkesa për ndihmë nga qytetarët mbetet e lartë.
Në këtë situatë del në pah edhe njëherë sfida e madhe që përballet institucioni i drejtësisë dhe sigurisë në vend, përballë ndikimeve politike që mund të pengojnë zbardhjen e plotë të rasteve të tilla kriminale.
