Friday, June 19, 2026
HomeInformata , Siguri dhe VetdijesimLajm i mirë: Veton Canolli gjendet pas 10 ditësh kërkimi, aktualisht në...

Lajm i mirë: Veton Canolli gjendet pas 10 ditësh kërkimi, aktualisht në Kamp në Angli

Pas 10 ditësh pasigurie dhe ankthi, familja e Veton Canollit ka marrë më në fund një lajm që i jep fund pasigurisë për vendndodhjen e tij. Burime të afërta me familjen kanë konfirmuar për portalin tonë se Veton Canolli, i cili ishte shpallur i humbur, është gjetur në një shtet jashtë Kosovës.

Sipas informatave të marra nga familjarët, Canolli ishte nisur nga Anglia drejt Kosovës, por gjatë udhëtimit është ndaluar nga autoritetet e një shteti të huaj pasi u konstatua se nuk posedonte dokumente të rregullta. Po ashtu, hetimet kanë zbuluar se ai kishte punuar në mënyrë të paligjshme (pa leje pune) në atë vend.

Aktualisht, Veton Canolli ndodhet në një institucion të shtetit në shtetin ku është ndaluar. Familja shprehet e lehtësuar që ai është gjallë dhe mirë me shëndet, ndërsa pret zhvillimet e mëtejshme ligjore për rikthimin e tij në Kosovë.

Ky është një lajm i mirë për të gjithë ata që kanë ndjekur me shqetësim rastin e zhdukjes së tij, edhe pse procesi i kthimit në atdhe mund të kërkojë kohë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments