Sot u përkujtua Mas.akra e Izbicës, një nga ngjarjet më tragjike të luftës së fundit në Kosovë, ku më 28 mars 1999 forcat serbe ekzekutuan dhjetëra civilë shqiptarë.
Ngjarja ndodhi në fshatin Izbicë të komunës së Skenderajt, ku sipas burimeve zyrtare dhe dëshmive të mbledhura pas luftës, u vra.në të paktën 93 civilë, shumica burra të moshuar, ndërsa raportime të tjera flasin për mbi 140 viktima. Gratë dhe fëmijët u dëbuan drejt Shqipërisë, ndërsa burrat u ndanë dhe u pushk.atuan me armë automatike.
Familjarët i varro.sën trupat në vendin e ngjarjes, por më vonë forcat serbe i zhvarrosën dhe i transferuan në varreza masive brenda Kosovës dhe në Serbi. Kjo masakër u dokumentua nga organizata ndërkombëtare dhe u përdor si provë në Tribunalin e Hagës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi.
Çdo vit, më 28 mars, në Izbicë zhvillohet homazh për viktimat, ku familjarët dhe përfaqësuesit institucionalë kujtojnë krimin dhe kërkojnë drejtësi. Këtë vit, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përkujtoi veçanërisht viktimat më të vegjël, përfshirë edhe foshnjën gjashtë muajshe Dafina Qelaj.
Masakra e Izbicës mbetet një nga dëshmitë më të rënda të dhunës ndaj popullsisë civile shqiptare gjatë luftës së Kosovës.
