Monday, April 20, 2026
HomeInformata , Siguri dhe VetdijesimNjohja e Kosovës nga Spanja, rritet presioni diplomatik

Njohja e Kosovës nga Spanja, rritet presioni diplomatik

Ish-këshilltari i Partisë Laburiste në Mbretërinë e Bashkuar, Reg Pula, i ka bërë thirrje kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez që të ndërmarrë hapa drejt njohjes së Kosovës.

Në një reagim të bërë në platformën “X”, Pula komentoi postimin e Sanchezit ku ai përshëndeti vendimin e Mbretërisë së Bashkuar, Kanadasë dhe Australisë për të njohur Palestinën. Sipas tij, veprimi i Spanjës për të njohur Palestinën ishte një hap i rëndësishëm që hapi rrugën për vendet e tjera, por mosnjohja e Kosovës nga Madridi vazhdon të krijojë paqëndrueshmëri në Ballkan.

“Mosnjohja e Kosovës nga Spanja forcon paqëndrueshmërinë në një pjesë tashmë të ndjeshme të Europës,” ka shkruar Pula, duke theksuar se siguria e kontinentit është e lidhur ngushtë me stabilitetin e rajonit.

Ai shtoi gjithashtu se nëse siguria e Europës do të jetë qendrore për strategjinë e Mbretërisë së Bashkuar, atëherë Londra duhet të kërkojë nga Madridi të përfshihet seriozisht në këtë çështje.

Ky apel vjen në një kohë kur çështja e njohjes së Kosovës po rifutet fuqishëm në agjendën ndërkombëtare, pas valës së re të njohjeve që po ndodhin për Palestinën.

Thirrja e Reg Pulës për njohjen e Kosovës nga Spanja është një sinjal i qartë se momentumit diplomatik të krijuar nga njohja e Palestinës mund t’i bashkëngjitet edhe çështja e Kosovës. Spanja, si një nga vendet e pakta të BE-së që nuk e njeh Kosovën, mbetet një pengesë për integrimin e plotë evropian të vendit.

Arsyet pse Madridi nuk e njeh Kosovën janë kryesisht të brendshme, të lidhura me çështjen e Katalonisë dhe frikën e krijimit të një precedenti për lëvizjet separatiste. Megjithatë, presioni ndërkombëtar dhe dinamika e re e sigurisë në Evropë mund ta detyrojnë Spanjën të rishqyrtojë pozicionin e saj.

Njohja e Kosovës nga Spanja do të ishte një hap i madh për Kosovën në rrugën drejt integrimit euroatlantik, pasi do të forconte unitetin brenda BE-së dhe do të rriste legjitimitetin ndërkombëtar të shtetit. Në këtë kuptim, mesazhi i Pulës nuk është thjesht një opinion personal, por një nxitje për riformësimin e politikës së jashtme të Spanjës në përputhje me realitetet e reja gjeopolitike.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments