Gazetari dhe opinionisti i njohur, Berat Buzhala, ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit që lidhen me publikimin e disa audiopërgjimeve ku përmendet kryetari i Skenderajt, Ramiz Lladrovci.
Në një postim në rrjete sociale, Buzhala ironizoi situatën duke bërë krahasime me raste të ngjashme që, sipas tij, do të kishin shkaktuar shumë më tepër reagime nëse do t’i kishin ndodhur figurave të tjera politike.
“T’i kish dalë Sami Lushtakut (ose cilitdo kryetar tjetër të komunës në Kosovë) një qeso përgjimi si Ramiz Lladrovcit, çfarë piskamë kishin bo këta të pushtetit. Ama, në këtë rast po tregohen të përmbajtun. Dojnë me ia lon drejtësisë me thanë fjalën e vet, pa paragjykime 😅😂”, shkroi ai.
Ky reagim ka nxitur diskutime të reja në opinionin publik, duke hapur debat mbi standardet e dyfishta në politikën kosovare dhe mënyrën se si trajtohen raste të ngjashme kur në qendër të tyre janë aktorë të ndryshëm.
Sipas Buzhalës, është e qartë që reagimi i pushtetit ndaj rasteve të ndjeshme politike ndryshon varësisht se për kë bëhet fjalë.
Audiopërgjimet e publikuara ditëve të fundit kanë sjellë tensione të reja në skenën politike kosovare, me kërkesa për qartësi, transparencë dhe drejtësi.
