Me pikëllim të thellë dhe dhimbje të madhe, Shkolla e Mesme Komunale “Drita” në Kërçovë ka njoftuar për ndarjen e parakohshme nga jeta të nxënësit të tyre të dashur, Kushtrim Kadriu.
Kushtrimi do të mbahet mend si një nxënës shembullor, i sjellshëm dhe i respektuar nga profesorët dhe bashkëmoshatarët e tij. Ai ishte një prej atyre të rinjve që spikaste jo vetëm për rezultatet e shkëlqyera në mësime, por edhe për karakterin e tij të mirë, buzëqeshjen dhe sjelljen ndaj të gjithëve.
Lajmi për humbjen e tij ka tronditur jo vetëm shkollën “Drita”, por edhe gjithë komunitetin e Kërçovës, duke lënë një boshllëk të pazëvendësueshëm tek shokët, miqtë dhe familja.
Në njoftimin zyrtar, drejtoria dhe stafi arsimor i shkollës theksojnë se:
👉 “Humbja e tij e lë një boshllëk të madh në shkollën tonë dhe në zemrat e të gjithë atyre që e njohën. Në këto momente të rënda, i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta dhe dhimbjen tonë të thellë familjes Kadriu, nxënësve dhe të afërmve të Kushtrimit.”
Të afërm, bashkëmoshatarë dhe qytetarë të shumtë kanë shprehur dhimbjen e tyre në rrjete sociale, duke ndarë kujtime për momentet e bukura me të ndjerin dhe duke e përshkruar si një djalë të mrekullueshëm që do t’u mungojë të gjithëve.
Në fund të njoftimit, SHMK “Drita” ka lënë një mesazh prekës:
🕊️ “Le të shërbejë ky si një kujtim për të gjithë ne, që të mbajmë gjallë shpirtin dhe kujtimin e tij. Zoti e faltë parajsën!”
