Spektakli më i madh televiziv në vend, Big Brother VIP Kosova, po përgatitet për sezonin e katërt, dhe emri më i ri që do të hyjë në shtëpinë më të famshme të Kosovës është këngëtari Kushtrim Kelani.
Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i njohur Halil Halili, i cili ka zbuluar se Kelani tashmë ka nënshkruar kontratën dhe është gati të përballet me aventurën më të komentuar të vitit.
Këngëtari, i njohur për stilin e tij unik dhe interpretimet plot energji, pritet të sjellë dinamizëm dhe emocione brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova. Fansat e tij tashmë kanë shpërthyer në reagime në rrjete sociale, duke shprehur entuziazëm për pjesëmarrjen e tij.
Big Brother VIP Kosova 4 pritet të nisë së shpejti në ekranin e Klan Kosovës, dhe emra të tjerë të njohur pritet të zbulohen ditët në vijim.

