Friday, June 19, 2026
HomeFakte InteresanteGjenerata e re po bën më pak seks – Zhaklin Lekatari zbulon...

Gjenerata e re po bën më pak seks – Zhaklin Lekatari zbulon arsyet kryesore

Opinionistja e njohur Zhaklin Lekatari, në një intervistë për emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, ka folur për një dukuri që po vërehet gjithnjë e më shumë tek të rinjtë – rënia e interesimit për marrëdhënie seksuale.

Sipas saj, arsyeja kryesore lidhet me mënyrën e re të jetesës digjitale. “Prej disa vitesh flitet për një fenomen që ekspertët e edukimit seksual e quajnë recension seksual, dhe kjo ndodh më shumë tek gjeneratat e reja, veçanërisht tek gjenerata Z, që është rritur në një kontekst krejtësisht ndryshe nga 40-vjeçarët e sotëm,” tha Lekatari.

Ajo shtoi se “bota online, takimet virtuale dhe konsumimi digjital i marrëdhënieve kanë ulur ndjeshëm kontaktet fizike dhe ato emocionale reale, çka çon edhe në më pak intimitet seksual”.

Sipas Lekatarit, edhe faktorët ekonomikë kanë ndikim të drejtpërdrejtë në këtë ndryshim. “Të rinjtë sot nuk janë shumë të qëndrueshëm financiarisht dhe kjo pasqyrohet në mënyrën si përjetojnë emocionin. Nuk është se e refuzojnë seksualitetin, por e përceptojnë ndryshe nga brezat e mëparshëm,” shtoi ajo.

Ky fenomen tregon një transformim të thellë kulturor që shkon përtej aspektit seksual. Gjenerata e re është e lidhur më shumë me botën virtuale, ku ndjeshmëria, emocionet dhe marrëdhëniet përjetohen shpesh përmes ekranit. Kjo krijon një ndjenjë të “intimitetit të zëvendësuar” – një afërsi digjitale që zbeh kontaktin njerëzor të drejtpërdrejtë.

Në thelb, problemi nuk qëndron në mungesën e dëshirës, por në ndryshimin e mënyrës se si përjetohet ajo. Gjenerata Z kërkon lidhje emocionale që shpesh nuk i gjen në realitetin fizik, duke preferuar sigurinë e ndërveprimit virtual ndaj pasigurisë së marrëdhënieve reale. Kjo prirje pritet të thellohet, nëse balanca mes botës digjitale dhe asaj njerëzore nuk rikthehet në ekuilibër.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments