Friday, April 17, 2026
HomeFe dhe BesimVazhdojnë punimet restauruese në Xhaminë “Sudi Efendi” në Prishtinë

Vazhdojnë punimet restauruese në Xhaminë “Sudi Efendi” në Prishtinë

Në zemër të kryeqytetit, po vijojnë me intensitet punimet restauruese në Xhaminë “Sudi Efendi” në Prishtinë — një nga monumentet me vlera të veçanta historike, arkitekturore, artistike dhe shpirtërore të trashëgimisë kulturore të vendit.

Punimet po zhvillohen nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), e cila ka theksuar përkushtimin për ruajtjen dhe mbrojtjen e monumenteve me rëndësi të veçantë kulturore e fetare.

Xhamia “Sudi Efendi”, e njohur për arkitekturën karakteristike osmane, për elementet e saj prej druri të gdhendur me mjeshtëri, si dhe për vlerat shpirtërore që mbart, është një nga simbolet e identitetit kulturor të Prishtinës.

Ky projekt i MKRS-së synon restaurimin e plotë dhe ruajtjen e autenticitetit të objektit, në mënyrë që brezat e ardhshëm të mund ta njohin dhe ta vlerësojnë trashëgiminë e tyre historike.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments