Monday, August 3, 2026
HomeInformata , Siguri dhe VetdijesimNgjarja tragjike që tronditi Malishevën ku mbeten të vrarë dy vllezërit ,po...

Ngjarja tragjike që tronditi Malishevën ku mbeten të vrarë dy vllezërit ,po merr përmasa edhe më të rënda pas publikimit të detajeve të reja

Ngjarja tragjike që tronditi Malishevën, ku Astrit Isufi vrau dy vëllezërit e bashkëshortes së tij, po merr përmasa edhe më të rënda pas publikimit të detajeve të reja për dhunën e vazhdueshme në familje që i kishte paraprirë krimit.

Sipas burimeve të afërta me rastin, Astrit Isufi ushtronte dhunë sistematike ndaj bashkëshortes së tij, motrës së dy viktimave. Ai e kishte kërcënuar prej kohësh, duke i thënë:

“S’guxon me u nda prej meje se ta vras familjen.”

Pas një sërë mosmarrëveshjesh, ajo ishte kthyer në shtëpinë e familjes së saj në Malishevë, ndërsa ditën e djeshme, Astrit Isufi kishte shkuar për ta marrë me forcë. Ngjarja përfundoi në tragjedi, kur ai qëlloi për vdekje dy vëllezërit e saj, Driton dhe Naim Morina, para shtëpisë së tyre.

Policia e Kosovës e arrestoi autorin në orët e para të mëngjesit të sotëm, pasi ai ishte plagosur lehtë. Hetimet janë në vazhdim për të zbardhur plotësisht motivet e kësaj ngjarjeje që ka tronditur opinionin publik.

Organizatat që merren me mbrojtjen e grave kanë reaguar ashpër ndaj rastit, duke kërkuar masa më të forta kundër dhunës në familje dhe mekanizma mbrojtës efektivë për gratë që denoncojnë dhunën.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments