Friday, April 17, 2026
HomeJo te kategorizuaraTurqia lëshon urdhër-arrest për Netanyahun dhe zyrtarë të tjerë izraelitë për “gjenocid”...

Turqia lëshon urdhër-arrest për Netanyahun dhe zyrtarë të tjerë izraelitë për “gjenocid” në Gaza

Prokuroria e Stambollit në Turqi ka lëshuar këtë të premte urdhër-arreste ndërkombëtare për disa zyrtarë të lartë izraelitë, përfshirë kryeministrin Benjamin Netanyahu, me akuzën e “gjenocidit” në Rripin e Gazës.

Sipas mediave ndërkombëtare, në listën e urdhër-arresteve ndodhen 36 persona, përfshirë ministrin e Mbrojtjes Israel Katz, ministrin e Sigurisë Kombëtare Itamar Ben Gvir, ministrin e Kufijve dhe Sigurisë Eyal Zamir, si dhe komandantin e Forcave Detare, David Saar Salama.

Në dosjen e hetimit, prokurorët turq kanë përmendur një sërë ngjarjesh që datojnë nga viti 2023, përfshirë sulmin ndaj spitalit Al-Ahil Baptist më 17 tetor 2023 dhe dëmtimin e Spitalit Ebli Baptist më 21 tetor 2023.

Sipas akuzës, forcat izraelite kanë targetuar qëllimisht civilët, infrastrukturën dhe institucionet shëndetësore, duke bllokuar ndihmën humanitare dhe qasjen në shërbime jetike për popullsinë palestineze.

Ky zhvillim vjen në një kohë kur Izraeli përballet edhe me një padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), lidhur me ofensivën e tij ushtarake në Gaza.

Turqia, e cila është një nga kritikët më të ashpër të fushatës izraelite, ka kërkuar në mënyrë të përsëritur ndalimin e menjëhershëm të operacioneve ushtarake dhe mbrojtjen e civilëve palestinezë.

Ky vendim i prokurorisë turke shihet si një lëvizje e fortë politike dhe ligjore, që mund të rrisë tensionet mes Ankarasë dhe Tel Avivit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments