Monday, August 3, 2026
HomeInformata , Siguri dhe VetdijesimDetaje te reja nga 25vjeqarja nga Gjakova që nderroi jetë në...

Detaje te reja nga 25vjeqarja nga Gjakova që nderroi jetë në Tetovë ishte nën presion,para vdekjes kërkoi ndihmë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik — vdekja e Daorsa Spahiut, 25-vjeçares nga Gjakova që ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme në Tetovë, Maqedonia e Veriut.

Gazetarja Liridona Vejseli, në emisionin “Kosova Today”, ka zbuluar detaje të reja rreth rastit, duke thënë se e ndjera ishte përballur prej kohësh me presion fizik dhe psikik nga i dashuri i saj.

Sipas dëshmitarëve okularë, banorët e ndërtesës ku jetonte Daorsa kishin dëgjuar shpesh britma dhe zënka të dhunshme që vinin nga banesa e saj.

“Banorët na thanë se vajza kishte vuajtur për një kohë të gjatë. Kishte pasur britma, dhunë dhe tension të vazhdueshëm. Disa prej tyre madje e kishin parë duke qarë në ballkon dhe duke folur në telefon në gjendje të rënduar emocionale,” – ka thënë Vejseli.

Sipas saj, disa komshinjtë kishin dokumentuar momente të rënda, kur Daorsa ishte parë në prag të vetëvrasjes, por askush nuk kishte njoftuar autoritetet.

Detaje të tjera tregojnë se pak para ngjarjes tragjike, vajzës i kishte rënë telefoni nga banesa në një kafene afër. Pronari i kafenesë kishte marrë pajisjen dhe ishte kontaktuar nga një person që premtoi se do ta merrte për gjysmë ore. Më vonë, ai pa policinë në vendin e ngjarjes dhe mësoi se Daorsa kishte ndërruar jetë.

Në vendin e ngjarjes, policia dhe prokuroria kanë gjetur barna të përdorura për trajtim të shëndetit mendor, duke ngritur dyshime për gjendjen psikologjike të rënduar të vajzës.

Ngjarja ka hapur debat të gjerë për mungesën e reagimit të komunitetit dhe institucioneve ndaj rasteve të dhunës dhe abuzimit psikologjik ndaj grave të reja.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments