Një ngjarje tronditëse ka dalë në dritë pas zhdukjes së një çifti që kishte shkuar në një takim me persona të prezantuar si “investitorë”. Pas më shumë se një muaji kërkimesh, autoritetet kanë zbuluar trupat e tyre të copëtuar dhe të futur në çanta, të braktisura pranë një qendre tregtare.
Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, hetimet paraprake tregojnë se çifti është rrëmbyer për shpërblim, por pasi pengmarrësit nuk kanë marrë shumën e kërkuar, ata kanë vendosur t’i vrasin dhe të zhdukin gjurmët në mënyrën më makabre të mundshme.
Autoritetet kanë arrestuar shtatë persona të dyshuar, ndërsa hetimet janë shtrirë edhe jashtë vendit, për shkak të përfshirjes së mundshme të rrjeteve ndërkombëtare të mashtrimit financiar.
Mediat ruse ndërkohë raportojnë se viktima kryesore ishte një sipërmarrës i njohur në botën e kriptovalutave, me të kaluar të errët dhe i dënuar më parë për mashtrim financiar. Ai kishte krijuar një projekt kripto përmes të cilit dyshohet se kishte mbledhur qindra miliona dollarë nga investitorë, përpara se të zhdukej në rrethana të dyshimta.
Në disa qarqe financiare po qarkullojnë madje edhe teori se vdekja mund të jetë inskenuar, me qëllim për t’i shpëtuar borxheve dhe hetimeve që po zhvilloheshin ndaj tij në disa shtete.
Ndërkohë, autoritetet lokale dhe ndërkombëtare po vijojnë hetimet për të zbuluar nëse pas kësaj ngjarjeje qëndron një rrjet më i gjerë mashtrimi dhe pastrimi parash.
Viktimat ishin Roman Novak dhe gruaja e tij ,kryesori ishte i njohur ne rrjetin online si “miku i Durovit”
