Friday, April 17, 2026
HomePolitikBerat Buzhala: Mitrovica ka nevojë për kryetar, jo për asistent të Albin...

Berat Buzhala: Mitrovica ka nevojë për kryetar, jo për asistent të Albin Kurtit

Berat Buzhala ka reaguar ashpër ndaj mënyrës se si kryeministri Albin Kurti po e trajton Mitrovicën në prag të zgjedhjeve lokale. Përmes një postimi të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale, Buzhala ka theksuar se Mitrovica nuk ka nevojë për “eksperimente politike” apo “kukulla të dërguara nga qeveria”, por për një kryetar që punon për qytetarët dhe jo për interesa partiake.

Sipas tij, Kurti po synon të instalojë në Mitrovicën e Jugut një “asistent personal” që i nënshtrohet plotësisht, në mënyrë që ta shndërrojë këtë qytet në një armë politike ndaj pjesës veriore, ku pushtetin e ka Lista Serbe.

“Albin Kurtit i duhet në Mitrovicë një kukull që e dëgjon, një Erden Atic, që i shkon pas pa mendu me kry të vetin, në mënyrë që me e shndërru Mitrovicën dhe mitrovicalistët në një armë të tij personale,” ka shkruar Buzhala.

Ai shton se Mitrovica nuk ka nevojë për drama politike, por për qetësi dhe për punë konkrete që i shërbejnë qytetarëve.

“Ky qytet nuk ka nevojë për avantura e eksperimentime. Ka nevojë për qetësi dhe zhvillim, jo për përplasje që i sjellin tensione të reja,” ka theksuar ai.

Buzhala paralajmëron gjithashtu se pushteti aktual nuk e sheh Mitrovicën e Jugut si një territor me njerëz e familje, por thjesht si një “pikë strategjike” për politikë ditore.

“Kurti e sheh Mitrovicën vetëm si hyrje drejt veriut, jo si një vend ku jetojnë njerëz me halle e me nevoja,” shton ai.

Në fund, gazetari e mbyll reagimin me një mesazh mbështetjeje për kandidatin opozitar Arian, të cilin e cilëson si njeri të ndershëm që po përballet me presione të shumta:

“Ariani nuk e ka të lehtë këtë betejë, sepse votuesi po terrorizohet me kerre të qeverisë, me joshje, me punësime e me korrupsion. Suksese djalosh, të priftë e mbara,” përfundon ai.

Ky reagim ka ngjallur diskutime të shumta në opinion, duke rihapur debatin për mënyrën si trajtohet Mitrovica nga pushteti aktual dhe sa i pavarur është procesi politik në këtë qytet simbolik për Kosovën.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments